Edhe gjatë natës u ndje tërmet në Maqedoni

Rrjeti Sizmik i Republikës së Maqedonisë së Fakultetit Matematiko-Natyror, ka regjistruar tërmet me epiqendër në zonën e Ohrit.

Tërmeti ka ndodhur në ora 3 e 52 minuta me fuqi prej 2.9 shkallë sipas rihterit. Sipas të dhënave të tanishme, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë prej III deri më IV shkallë sipas Makrozismikes Evropiane.