Sot do të vazhdojë seanca e radhës për dhunën në komunën Qendër që ndodhi në vitin 2013. Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).
Në këtë rast, në bankën e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, lider i VMRO-DPMNE-së, pastaj, Mile Janakieski, ish-ministër për Transport dhe Lidhje, deputetja Daniela Rangellova, si edhe dhjetëra të tjerë.
Gjykata e Apelit nuk ka sjellë ende vendim për ndarrjen e dëshmive në këtë lëndë.
