Ish oficeri i JNA-së nga Maqedonia hap restorantin më të bukur në Sarandë (Video)

Njërin nga lokalet më të bukura në bregun e Detit Jon në Shqipëri, e ka hapur ish oficeri i JNA-së (Armatës Jugosllave), Marjan Trajkovski, aventurier i cili ka vendosur të sistemohet në bregdet.

“Jam shkolluar si oficer, ditët më të bukura të fëmijërisë i kam kaluar në Beograd. Me 14 vite e gjysëm kam qenë kadet në gjimnazin ushtarak, e pastaj e kam kryer Akademinë ushtarake. Kam pasur karrierë mjaft të suksesshme në ushtrinë e Jugosllavisë”, ka deklaruar Trajkovski për një televizion nga Beogradi.

Ai një kohë të shkurtër është marrë edhe me biznes privat në Maqedoninë, por shpirti aventuresk nuk e ka lënë të qetë, transmeton Gazeta Lajm.

“Si oficer me përvojë dhe me të kaluar të mirë, sepse shkolla jonë është kulminante, aplikova për punë në Avnganistan. Më kanë pranur dhe dhe atje kam kaluar nëntë vite ferri. Kam kaluar në të gjitha provincat – Kandahar, Helmand, Bagram e Kabul. Gjatë kësaj kohe kam fituar përvojë të madhe jetësore”.

Në vitin 2008 për herë të parë e ka vizituar Sarandën, qytet në të cilin është dashuruar. Para dy viteve, me bashkëshorten e Gabi, kanë vendosur të hapin restorant në këtë qytet.

VIDEO: http://www.b92.net/video/zivot.php?yyyy=2017&mm=06&dd=27&nav_id=1276643