Seanca në të cilën do të debatohet për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Marko Zvrlevski është planifikuar për më 05.07.2017, duke filluar në ora 11.
Megjithatë, kjo pikë është e tridhjeta në rendin e ditës, para saj janë pikat për shqyrtimin e raporteve vjetore për disa institucioneve shtetërore në vitin 2016.
Pra, në këtë seancë do të shqyrtohen raportet për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë, pastaj do të shqyrtohet raporti vjetor i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele mediale në vitin 2016, Raporti Vjetor i RTVM, Raporti vjetor i Agjencisë për komunikimet elektronike dhe kështu me radhë.
Procedura për shkarkimin e Marko Zvrlevskit nga posti i Prokurorit Publik të Republikës, po zgjat gati një muaj pasi qeveria paraqiti një kërkesë në Këshillin e prokurorëve publik, e cila është pranuar. Pastaj, qeveria ka paraqitur një propozim për shkarkimin e tij në Kuvend, gjë që edhe pritet të ndodhë pasi është e nevojshme vetëm një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetësh.
Pasi që të jetë shkarkuar, qeveria do të propozojë në Prokuror tëri Publik në vend të Marko Zvrlevskit, për të cilin përsëri është i nevojshëm që të kalojë nëpër të njëjtat procedura teknike./Tetova 1/
