Shumica e krimeve me natyrë terroriste që kanë sulmuar SHBA-të janë ekstremistët e krahut të djathtë, e jo muslimanët, thuhet në një raporti të fundit.
Një projekt i përbashkët nga Fondi Investigues brenda Institutit Kombëtar, ka hulumtuar në detaje 201 incidente të terrorizmit brenda SHBA-ve nga viti 2008 deri në vitin 2016.
Rezultatet janë këto: “ekstremistët e krahut të djathtë ishin akterë dyfish më aktiv sesa incidentet e ashtuquajtura “me natyrë radikale islamike”.
Raporti identifikoi 63 incidente “të motivuara nga një ideologji politike teokratike” e përkrahur nga grupi terrorist ISIS. Në atë periudhë kohore, kjo përfshin të shtënat në San Bernardino dhe shpërthimet e Maratonës së Bostonit.
