Reformat synojnë të mirën e qytetarëve, Maqedonia ka një plan të mirë për zbatimin e tyre

????????????????????????????????????

Sipas Udhërrëfyesit për reformat urgjent që ka ardhur TV21 parashikohen reforma në të gjitha fushat, përfshirë edhe reformat në drejtësi, polici, media, KSHZ-ja dhe administrata publike. Nga Qeveria kërkohet transparencë më të madhe dhe bashkëpunim me shoqërinë civile, kurse Kuvendi do të jetë i detyruar për të përfshirë në reformat në të gjitha aktorët politikë.
Reformat synojnë të mirën e qytetarëve, Maqedonia ka një plan të mirë për zbatimin e tyre - këtë porositi eurokomesari për zgjerim dhe fqinësi të mirë, Johannes Hahn, pas takimit me liderët e partive parlamentare në vend. TV21 ka siguruardokumentin që përshkruan qartë masat që duhet të marrin institucionet e caktuara. Në fushën e sundimit të ligjit kërkohet vëmendje më e madhe në t tremujorin e parë. Në këtë fushë kërkohet zbatimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

SUNDIMI I LIGJIT

-Të zbatojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi përgjegjësinë disiplinore, shkarkimin dhe vlerësojnë gjyqtarët

- Të shfuqizohet ligji për vlerësim të fakteve dhe përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve

-Të kontrollohet sistemi për vlerësimin e gjyqtarëve, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

-Të kontrollohet sistemi për menaxhimin e objekteve

-Reforma në sistemin për ndihmë juridike falas

-Përgjegjësia juridike për materialet e përgjuara

-Të kontrollohet ligji për mbrojtje të pavarësisë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Udhërrëfyesi për reforma urgjente parashikon luftë efekase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

-Të fillohet me reformat në sektorin për luftë kundër korrupsionin në Ministrinë e Brendshme

-Të përmirësohen kapacitetet e ekspertizës për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë

-Reformim total të policisë financiare

-Të kontrollohet korniza ligjore dhe teknikat për përgjimin të kumunikimeve

-Të krijohet një mekanizëm i jashtëm, i pavarur, mbikëqyrës i punës së policisë

-Urgjentisht të udhëzohen kërkesat dhe rekomandimet e Komitetit për Parandalimin e Torturës

Nga partitë politike kërkohet që të jenë pjesëmarrës aktivë në zbatimin e reformave. Nga Kuvendi kërkohet një vlerësim të përgjegjësisë për ngjarjet e 24 dhjetorit, kur deputetët e opozitës u larguan me forcë nga kuvendi, dhe të dhunës më 27 prill. Udhërrëfyesi rekomandon sigurimin e Kuvendit që do të jepet nga Ministria e Brendshme, dhe të jetë nën kontroll të plotë të Kuvendit.

PARLAMENTI

Pjesëmarrja aktive e të gjitha partive parlamentare. konsultim paraprak dhe vlerësim i përbashkët para miratimit të ligjive

-Të sigurohet mbikëqyrje e besueshme e qeverisë

-Të përcaktohet përgjegjësia për përgjimet

-Të forcohen kapacitetet për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

-Të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Hetimeve në ngjarjet e 24 dhjetorit dhe 27 prill

-Të jepet sigurimi i Kuvendin nga MPB, dhe të jetë nën kontroll të drejtpërdrejtë nga Kuvendi.

-Të zbatohet marrëveshja e Përzhinos

-Të riaktivizohet Klubi i Deputetëve

Në prag të zgjedhjeve lokale, kërkohen reforma në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

KSHZ

-Të zbatohen rekomandimet e OSBE / ODIHR dhe Komisionit të Venecias, gjithashtu të bëhen ndryshime të mëdha në legjislacionin zgjedhor para zgjedhjeve lokale

- Kushte për zgfjedhje të besueshme lokale

-Të parandalohet ndikimi politik në KSHZ

-Të vazhdohet bashkëpunimin me ekspertë nga Komisioni i Venecias dhe të zbatohen ato rekomandime për të cilat ka vend për tu aplikuar

Nga MPJ kërkohet që sa më shpejt të jetë e mundur që të plotësojë vendet bosh në diplomaci. Nga qeveria kërkohet që të përmirësohet bashkëpunimin me shoqërinë civile.

SEKTORI CIVIL

-Formim të një Këshilli për bashkëpunimit midis qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile

-Të hapet një dialog në mes të OJQ-ve dhe qeverisë për t’u konsultuar në formimin e politikave dhe ligjeve

-Të parandalohet retorika negative dhe çdo presion politik

-Të sigurohet transparencë e plotë për financimin e OJQ-ve nga ana e shtetit

Nga qeveria dhe institucionet shtetërore kërkohet të jenë të detyruar të përgjigjen menjëherë kërkesave për informacion publik dhe të sigurojnë transparencë më të madhe.