Javën e kaluar në media u shfaqën disa zyrtarë të VMRO-DPMNE-së të cilët duan reforma në partinë për të cilën thonë se mungon demokracia dhe fjala e lirë.
”Deklarata që e kemi nënshkruar sot jep zgjidhje konkrete për dalje nga situata e tanishme, ku fitorja do të thotë humbje. Me këtë deklaratë ne japim zgjidhje se si të rifillohet rruga e nisur dhe e cila sipas nesh do të udhëheq përsëri shtetin” thonë reformatorët e VMRO-DPMNE-së pas dorëzimit të deklaratës.
Nisma e tyre quhet ”VMRO-DPMNE demokratike, Maqedoni demokratike”
