Ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly, ka urdhëruar një hetim pas skandalit se një nga gjeneralët e ushtrisë keqpërdorte një avioni ushtarak, raporton “Reuters”.
Vendimi erdhi pas raportimeve se një nga figurat kryesore të forcave ajrore përdorte një nga avionët luftarakë për të fluturuar në shtëpi, apo për të shkuar me pushime.
Richard Reboul, numri dy i Forcave Ajrore Franceze, do të përballet me masa të ashpra disiplinore nëse raporti i botuar nga revista franceze “Canard Enchaîné” është i saktë, shkruan syri.net. Revista pretendon se Reboul ka përdorur një avion sulmesh dhjetë herë që nga gushti i vitit të kaluar për të udhëtuar nga një bazë fluturimi që ndodhet në një komunë në Francën jugore për në shtëpi.
Gjenerali njoftohet se ka përdorur aeroplanin e trajnimit për qëllime që nuk kishin aspak lidhje me punën e tij, si të kalonte një fundjavë pushimi në provincë dhe të rikthehet në shtëpi.
Përveç kësaj, Reboul thuhet se ka marrë një aeroplan ushtarak së bashku me pilotin dhe bashkëpilotin e tij për nevojat e tij personale.
