SPB në Tetovë apelon qytetarët që të kenë kujdes me zjarret në këtë periudhë të nxehtë

Vala e të nxehtit këtë javë të qershorit është ndjerë fuqishëm në fushën më të gjerë të Pollogut, së pari nënkupton nevojën për vigjilencë maksimale dhe kujdes, si preventiva më të rëndësishme për parandalimin e zjarreve në vende të hapura, por edhe në përgjithësi.
Kjo, edhe më shumë duhet kur për ditët e ardhshme janë shpallur temperatura të larta ditën, të cilat do të kalojë 40 gradë Celsius.

Për këtë arsye, Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë sërish bën thirrje deri te bujqit që të mos ndezin zjarre në fusha apo afër pyjeve, sepse bimësia bari është e thatë dhe është e mjaftueshme vetëm një shkëndijë e vogël për të shkaktuar një stihi zjarri shumë të madh.
Këto thirrje vlejnë edhe për qytetarët që dalin nëpër pikniqe dhe që lëvizin nënpër natyrë, punojnë apo kryejnë ndonjë veprimtari tjetër në fusha dhe male.

 

Gjithashtu apelojmë edhe tek qytetarët të kenë kujdes që të mos hudhin gjëra të ndezshme apo cigare të pashuara apo të mos lënë qelq në ambiente të hapura pasi ekspozimi për një kohë të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr.

 

Bujqit sugjerohen që të kenë kujdes në vendet ku e ruajnë sanën, kashtën etj. që të kontrollojnë vendin saktësisht instalimet elektrike dhe të eliminojmë burimet ngrohëse në afërsi të objekteve, kurse tregtarët që ti kontrollojnë aparatet e ndezura, ngarkesa e të cilave tani është shumfish më e madhe.

Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë kujton qytetarët se shkaktimi i zjarrit, nga pakujdesia apo qëllimisht, është krim që dënohet edhe me burgim, varësisht nga pasojat materiale apo të tjera.