Në seancën e djeshme qeveritare janë bërë edhe disa ndryshime kadrovike, me çka disa drejtorë janë shkarkuar nga funksionet e tyre.
Sipas kumtesës së Qeverisë, për drejtor të ri të Entit Shtetëror për Statistika është emëruar, Apostoll Simovski, ndërkaq është shkarkuar Lidija Kostovska. Qeveria për drejtor të ri të Agjencisë për Administratë e ka emëruar Spase Gligorovin, ndërkaq e ka shkarkuar Zhaklina Nikollovskën.
