Arrestohet pronari i lokalit pasi tërheq zvarrë nëpër dysheme gruan e tij (VIDEO)

Një pronar lokali është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Pamjet e këtij incidenti janë incizuar dhe marrë nga kamerat e këtij lokali, të cilat janë shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.

Tim Sheahan, 42 vjeçar u ul duke pirë në bar rreth mesditës, ku shihet se më pas fillon të diskutojë me një burrë tjetër.

Nga pamjet shihet se ai ma pas fillon të përleshjet me disa persona përreth, ku shihet Sheahan se përfundon në dysheme dhe më pas edhe e largojnë jashtë lokalit.

E më pas, në këtë video shihet se ai kthehet përsëri në lokal dhe e ngreh zvarrë për flokësh gruan e cila ishte duke punuar në banak, e që dyshohet të jetë gruaja e tij, Jurgita Janusauskiene.

Më pas, ai u arrestua si i dyshuar për sulm dhe u dërguar në një stacion policie në veri të Londrës.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje por policia ka filluar hetimet.