Drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka siç duket i dha fund problemit me mbeturina në Tetovë dhe deponisë së egër. Tani e tutje nuk do të ketë deponi të egër por mbeturinat do të grmbullohen në një pikë për ngarkim shkarkim.
“Duke marë parasyshë faktin se problemi me pikën për ngarkim – shkarkimit që ishte një brengë shumëvjeçare e banorëve ashtu edhe e NPK “TETOVA” Tetovë, ndërmarrja punoi intensivisht së bashku me Komunën e Tetovës në zgjidhjen e problemit. Sot ju informојmë se në javën e ardhshme do të lëshohet në përdorim kjo pikë e re e ngarkim – shkarkimit”, tha Ceka.
Kjo pikë funksionon përmes kontejnerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponi.
Gjithashtu ju informojmë opinionin publik se së shpejti do të kryhet pastrimi i shpejtë i lokacionit ekzistues në hyrje të qytetit” tha Ceka
Ndryshe Tetova ka pasur gjithnjë problem me mbeturinat ku disa herë Gostivari ka bllokuar bartjen e mbeturinave në Rusino.
