Gruaja e funksionarit të VMRO-së do të “gjykojë” Gruevskin dhe Mijallkovin

Gjykata i ndau pesë lëndët për të cilat PSP sot ngriti akuza, gjykatëses Monika Bahçovanovska, e cila është bashkëshorte e funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Bahçovanovski, drejtori aktual i Lotarisë së Maqedonisë, transmeton FLAKA.

Bahçovanovskës i kanë rënë lëndët “Total”, “Trevnik”, “Tifani” për Dragi Pavlloviq dhe Ivona Talevska, si dhe “Titanik” kundër udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së për keqpërdorim të zgjedhjeve, “Tortura” kundër Sasho Mijallkov për burgosje të Lube Boshkovskit dhe keqtrajtimin e tij.

Kjo gjykatëse është e njohur për opinionin edhe për atë që solli vendim me çka person juridik dërgoi në burg për shpifje.

Nga Gjykata njoftuan se kompetenca për lëndët është shpërndarë “sipas shpërndarjes automatike”.