Gruevski kërcënon Janevën, ja çfar mesazhi i dërgon ! (Video)

“VMRO-DPMNE është sulmuar”. Kështu e ka filluar pres konferencën e sotme, si përgjigje ndaj pres konferencës së prokurores Katica Janeva, e cila paralajmëroi padi për rreth 100 anëtarë ët VMRO-DPMNE-së. edhe pse janë ngritur padi edhe ndaj përfaqësuesve të BDI-së dhe PDSH-së, Gruevski këtë e konsideron si sulm ndaj VMRO-DPMNE-së.

“Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka ndodhur një sulm I këtillë. Atë që e paralajmëruam ndodhi. Bëhet fjalë për rast politik, e jo gjyqësor. PSP u bë instrument për përndjekje politike. PSP nuk është prokurori, por kancelari e LSDM-së”, tha Gruevski, shkruan Gazeta Lajm. Sipas tij ky “sulm” është për shkak se VMRO-DPMNE ka qenë në mbrojtje të Maqedonisë.

“Ky është një akt i turpëshëm dhe qyqar. Kjo nuk do të kalojë në heshtje prej VMRO-DPMNE-së. Kjo nuk do të kalojë kështu. Nëse mendojnë se Konstruktiveti jonë, të cilin disa e quanin qëndrim i butë, përfundon sot. Sot fillon përgjigja historike, kurse PSP do të jetë pjesë e historisë nga e cila do të turpërohemi”, shtoi Gruevski me ton kërcënues.