Hoxha i gëzohet lajmit për kërkesën për arrestim të Ejup Halimit e Ismet Gurit, ja pse!

Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha thotë se është i gëzuar pas informacionit se Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar arrest për zyrtarët e BDI-së, Ejup Halimi dhe Ismet Guri. Hoxha mllefin e tij e shpreh për shkak se mendon që “këta krimba” i kanë vjedhur në zgjedhje, shkruan Gazeta Lajm.

“Athu a është i vërtetë ky lajm që të gëzona bile më shumë. Që moti kam dyshu se këta krimba kan bë çmos me mi vjedhë votat që edhe disa vite të më mbajnë nëpër male me urdhërin e Ali Kjametit”, ka komentuar Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha në faqen e Gazetës Lajm në Facebook.