Merkel kritika ndaj Trumpit

Merkel duke e kritikuar politikën proteksioniste të presidentit amerikan Donald Trump, tha se “Kush do që mendon se problemet e botës do t’i zgjidhë me izolim dhe proteksionizëm është në një gabim të madh”.

BERLIN (AA) - Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, tha se problemet e botës nuk mund të zgjidhen me izolim dhe proteksionizëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel, në deklaratën e saj në Parlamentin Federal në lidhje me Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) organizuar javën e kaluar dhe Samitin G20 që do të organizohet javën e ardhshme, theksoi se Samiti i Liderëve të BE-së ka dhënë sinjal të gjallërisë dhe besimit.

Kancelarja gjermane duke theksuar se të ardhmen e Evropës e shikon në mënyrë optimiste, tha se kjo është për shkak të frymës së bashkëpunimit të të gjitha vendeve të BE-së si dhe nga përshtatja e Gjermanisë me Francën.

Ajo duke theksuar se ndër çështjet e trajtuar në samit ka qenë edhe se çfarë roli do të ketë Evropa në botë në të ardhmen, vuri re se lufta kundër ndryshimeve klimatike, kërcënimi ndërkombëtar i terrorizmit, globalizimi, mundësitë e digjitalizimit dhe migrimi iu interesojnë të gjitha shteteve.

Kritika ndaj Trumpit

Merkel duke e kritikuar politikën proteksioniste të presidentit amerikan Donald Trump, tha se “Kush do që mendon se problemet e botës do t’i zgjidhë me izolim dhe proteksionizëm është në një gabim të madh. Problemeve të shekullit mund t’iu japim përgjigje të sakta vetëm së bashku. Kjo, ashtu siç është e vlefshme për G20 është e vlefshme edhe për BE-në.”

Kancelarja gjermane gjithashtu duke treguar se BE-ja qëndron pas Marrëveshjes së Parisit për ndryshime kilmatike dhe së shpejti do të zbatojë këtë marrëveshje tha se, “Pasi që SHBA-të hoqën dorë nga Marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike, jemi të vendosur edhe më shumë që marrëveshja të arrij sukses.”

Ajo theksoi se mbrojtja e klimatikës është një provim në lidhje me ekzistencën e botës dhe njoftoi se Gjermania duhet të bëjë detyrat e saj në lidhje me këtë çështje dhe se marrëveshja nuk është e hapur për negociata.

Merkel njoftoi se në Samitin G20 do të trajtohen çështjet, si terrorizmi, ndryshimet klimatike dhe politikat proteksioniste. Ajo kërkoi që në Samitin G20 që do të mbahet më 7-8 korrik të qëndrohet kundër proteksionizmit, të merret qëndrim për treg të lirë dhe sistem tregtar shumëpalësh.

Merkel gjithashtu kërkoi që nga Samiti G20 të dalë sinjal i vendosmërisë, dhe shtetet pjesëmarrës të kuptojnë dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në lidhje me botën.