Me pasaportë të Maqedonisë pa vizë mund të udhëtohet në 108 vende, që e rangon Maqedoninë në vendin e 40-t në botë në listën vjetore të “Passport Indeks”
Dokumente udhëtimi më të vlerësuara kanë Gjermania dhe Singapori dhe me to mund të udhëtohet pa viza në 159 vende. Pas tyre janë Suedia dhe Koreja e Jugut (158 vende), të tretat të ranguara janë Dnaimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Britania e Madhe, Japonia dhe SHBA-ja (157), në vend të katërt janë Luksenburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria dhe Portugalia (156), në vend të pestë Malejzia, Irlanda dhe Kanadaja (155), të gjashtë Greqia, Zelanda e Re dhe Australia (154), në të shtatë Malta dhe Islanda (153), e teta është Hungaria (151), në vend të nëntë janë Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia (150), ndërkaq e ranguara e dhjetë është[ pasaporta e Estonisë (149).
Nga vendet e rajonit, pas Sllovenisë, më mirë të pozicionuara janë Bullgaria dhe Kroacia në vendin e 14-të me pasaportat e të cilave mund të hyhet në 144 vende, e 37-ta është Serbia (112 vende), Mali i Zi në vendin e 43-të (105), e 47-ta është Bosnja e Hercegovina (101) dhe e 48-ta Shqipëria (96).
Në fund të listës së “Passport Indeks” në të cilën janë ranguar 199 vende të botës, ndodhen Afganistani, Pakistani dhe Iraku me paasaporta të të cilave mund të udhëtohet pa vizë vetëm në rreth njëzet vende.
