Nuk kemi hapur hetim për funksionarët e BDI-SË:Katica Janeva

Prokuroja Speciale Katica Janeva e pyetur nëse ka ngritur ndonjë aktakuzë kundër ndonjë funksionari të BDI-së, tha se deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim duke përgënjeshtruar disa dokumente që po qarkullojnë në opinion, raporton SHENJA.

PSP poashtu tha se nuk ka ngritur aktakuzë për rastin “Talir” ku funksionar të VMRO-DPMNE-së dyshohen për financim të paligjshëm të partisë.