PSP kërkon paraburgim për Gruevskin, Janakievskin dhe Jankullovskën

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencën e sotme për shtyp tha se do të kërkojë paraburgim për një lider të partisë politike.

Në prezantimet të cilat PSP ua ka ndarë mediave shihet se në rastin “Titanik”, ekipi i Janevës kërkon paraburgim për Nikolla Gruevksin, Martin Protugjerin, Kiril Bozhinovskin, Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskën.

Ndryshe, “Titanik”, është lënda e parë që prokuroria e ka hapur lidhur me krimet në procesin zgjedhor. Sipas prokurorisë, personat e dyshuar kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.