Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i përkujton punëdhënësit se kanë për obligim që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve, për shkak të temperaturave të larta vijuese të paralajmëruara për nesër dhe të shtunën.
“Duke pasur parasysh atë që për të premten dhe të shtunën parashikohet fazë portokalli, ju informojmë për rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë: Në pajtueshmëri me Planin aksionar për parandalim nga valët e të nxehtit mbi popullatën në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, rekomandon që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të moshës mbi 60 vjeç”, thuhet në kumtesën nga MPPS-ja.
Punëdhënëse u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.
Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu, rekomandon që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, ndërsa posaçërisht, siç thuhet në kumtesën nga MPPS-ja, rekomandohet që institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet për fëmijë) të mos i nxjerrin fëmijët në të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në të njëjtën periudhë.
