Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është shumë e lidhur me qenushin e saj.
Ajo publikon mjaft shpesh fotografi me Moi-n (kështu siç e ka quajtur ajo), në rrjetet sociale si Instagram dhe SnapChat.
Moi, i cili është një qen i llojit “BOO”, ka fatin e madh të ketë pranë vetes një pronare e cila është shumë e kujdesshme, dhe ka paguar një shumë të majme që ta ketë atë.
Një qenë i tillë i kësaj race mendohet se kushton deri në 10 mijë euro, çka nuk duket të ketë përbërë ndonjë problem një shifër e tillë për bukuroshen Taraku.
