- Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk do të flas asgjë rreth të ardhmes së tij
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të mos flas rreth të ardhmes së tij, pavarësisht se flitet për një largim të mundshëm nga Real Madrid.
Ai njësoj reagoi edhe mbrëmnë, pasi kombëtarja e tij u eliminua nga Kili në Kupën e Konfederatave.
“E ardhmja? Nuk do të flas dhe nuk do ta thyej heshtjen time”, tha Ronaldo për AC.
Për dallim nga ai, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se është i sigurt se Ronaldo do të vazhdojë në Santiago Bernabeu.
