Single por shtatzënë? Këngëtarja e njohur shqiptare tregon të vërtetën

Është një nga biondet më të këndshme të showbiz-it shqiptar, megjithatë ende nuk na ka prezantuar ndonjë të dashur.

E përfolur për disa lidhje me meshkuj VIP, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka thënë vazhdimisht që është single dhe se nuk ka asnjë mashkull pranë saj.

Dje, bukuroshja nga Shkupi ka pushtuar vëmendjen e shtypit rozë dhe rrjeteve sociale me lajmin e një shtatzënie. “Single dhe shtatzënë”?! Ishte një lajm që natyrisht i çuditi fansat e Adelinës. I stimuluar nga një foto e publikuar prej saj në Instagram, informacioni duket se është fals.

Adelina ka sqaruar gjithçka në një video të fundit, ku na ka treguar sërish trupin e saj seksi dhe barkun e rrafshët. “A po dukem shtatzënë”, ka shkruar Adelina e cila ka qeshur me këtë që është thënë në media.