Të dënuarit e rastit “Monstrës” dënim me burg të përjetshëm

Gjykata Supreme për sot ka caktuar seancën e hapur ku duhet të rishikohen ankesat e gjashtë të burgosurve për rastin ”Monstra” të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm.

Gjykata në seancën e kaluar kërkoi fakte dhe argumente nga Prokuroria Speciale Publike të cilët thanë se kanë fakte dhe argumente për këtë rast.

Kjo seancë vjen pasi mbrojtja ka dorëzuar ankesat me dyshime se drejtësia nuk ka shkuar në vend për gjashtë të dënuarit me burg të përjetshëm dhe besojnë se fajtorët nuk janë këto gjashtë personat dhe se mbahen në burg pa faj.