Tifozët e dhunshëm bullgarë kthehen nga Maqedonia për në Bullgari

Tifozët bullgarë të klubit ”Botev” të cilët shkaktuan incident në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, duke shkruar parulla antimaqedonase, janë kthyer sërish në Bullgari.

Përndryshe, tifozët kishin bllokuar rrugën pas tentimit të policisë për të arrestuar disa prej tyre. Rruga Kumanovë-Kriva Pallankë u bllokua për disa orë, që më pas të çbllokohet.

Bullgarët ishin nisur drejt Shqipërisë për të mbështetur ekipin e tyre në një garë futbolli për kualifikime në Europa League.