Tresi:Ja pse PDSH ishte në takimin e liderëve

PDSH për herë të parë mori pjesë në takimin e liderëve të partive politike që ishin nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët.

Luan Tresi, shefi i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi tha se kishte ardhur në këtë takim të ftuar nga Ali Ahmeti vetëm për të parë se deri ku është avancimi i drejtave të shqiptarëve, pasi që për këtë janë zotuar nënshkruesit të Deklaratës së Përbashkët.

“Nënshkruesit e platformës janë deklaruar se nëpërmjet platformës, do të avancojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ne vendosë që të marrim pjesë në këtë takim, që më saktësisht të informohemi se deri ku është realizimi i tyre, dhe deri ku janë planet e tyre për të ardhmen”,deklaroi Tresi, duke shtuar se PDSH do ta përkrah çdo iniciativë që është në favor të çështjes shqiptare në Maqedoni. (INA)