Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar një prezantuese të lajmeve për operacionet e saj të dyshuara plastike.
Ai ka thënë se prezantuesja e MSNBC Mika Krzezinski po “po pikonte fort nga fytyra e saj plastike” gjatë një vizite në fushën e tij të golfit Mar-a-Lago në Florida, transmeton Express.
Në një status në Twitter, Trump e sulmoi edhe bashkë-prezantuesin e Mika-s, Joe Scarborough.
Ajo e kishte akuzuar Trumpin se po zhvillon një diktaturë në SHBA.
“Dëgjova se i vlerësuari dobët @Morning-Joe paska folur keq për mua (mos e shikoni më),” ka shkruar Trump në Twitter sot në mëngjes.
Po ashtu, lideri amerikan e ka akuzuar “Mikan e çmendur me inteligjencë të ulët” dhe “psikopatin Joe” se kanë “insistuar të më bashkoheshin” në Mar-a-Lago për tri ditë Natën e Vitit të Ri.
“Ajo po pikonte keq nga operacionet plastike. I thashë jo!” ka shkruar Trump.
