Në 12 aksidente automobilistike që ndodhën në Shkup 24 orët e fundit 1 person ka marrë plagë të rënda dhë është në gjendje të rëndë ndërsa 9 personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta trupore.
Në 7 aksidente ka pasur vetëm dëme materiale.
Nga ana e policisë rrugore janë arrestuar numër i madh i kundërvajtjeve dhe atë: shtatë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 20 vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer apo të paregjistruara, nëntë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjeteve nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur telefonin celular.
Ndërkaq janë hasur edhe 29 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm karrotrec janë mënjanuar 57 automjete, informojnë nga SPB Shkup.
