Një organizatë e madhe e trafikut të drogës është shkatërruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane në Brindisi.
Në pranga janë vënë 14 persona, shqiptarë dhe italianë.
Sipas policisë, ata akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria për në Puglia, Itali.
Nga hetimet është zbardhur edhe mënyra e trafikut të drogës, me gomone nëpërmjet detit, shkruan SYRI.net.
Shqiptarët e arrestuar janë:
Vaso Mekshi, 39 vjeç
Shefik Muho, 33 vjeç
Leonard Bufi, 36 vjeç
Emilian Bufi, 31 vjeç
Pjesa tjetër e të arrestuarve janë qytetarë italianë, të cilët bënin edhe transportin nëpër det të lëndës narkotike.
Sipas policisë, metoda e përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën në Itali, ishte e njëjtë me atë të kontrabandimit të cigareve.
