Nuk e di kush do të jetë drejtori i ri i ELEM-it. Deri më tani askush nga qeveria nuk ma ka cekur emrin e Aleksandar Obradoviq për këtë funksion, konfirmon zv-kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Unë nuk e udhëheq politikën kadrovike të qeverisë por shpresoj të më pyesin për mendim gjatë emërimit të drejtorit të ELEM-it pasi vij nga sektori i energjetikës ka thënë Angjushev.
Qeveria përbëhet nga partitë politike. Ato zhvillojnë bisedime për zgjidhjet kadrovike, por unë nuk jam anëtarë partie dhe si rrjedhojë nuk marr pjesë në bisedime. Nëse pyetem do ta them qëndrimin tim. Konsideroj se drejtor i ELEM-it duhet të jetë ndonjë ekspert i Maqedonisë nga sektori i energjetikës- deklaroi Vizat Koço Angjushev, zv-kryeministër për Çështje Ekonomike.
Angjushev nuk deshi të përmendë emra konkret të ekspertëve vendor që do të ishin përkatës për kreun e kësaj kompanie që prodhon 98% të rrymës në Maqedoni. Ndryshe, vazhdon procedura për dhënien e nënshtetësisë maqedonase për ish drejtorin e elektro ekonomisë serbe, Aleksandar Obradoviq. Qeveria në seancën e ditës së martë dha mendim pozitiv që ai të bëhet shtetas në bazë të kërkesës nën arsyetimin se bëhet fjalë për interes nacional.
Unë nuk e di se përse ky person kërkon nënshtetësi. Unë isha në atë seancë ku u dha mendim pozitiv për pesë apo gjashtë kërkesa për nënshtetësi. Është i qartë interesi juaj se përse Obradoviq kërkon nënshtetësi, por unë me të vërtetë nuk e di- shtoi ai.
Obradoviq është njëri nga drejtorët më kontrovers të kompanive shtetërore në Serbi. Gjatë udhëheqjes së tij katër vjeçare me elektro ekonominë e Serbisë, në mediat serbe ai përmendej për një sërë aferash. Ai gjithashtu vitin e kaluar u shkarkua pasi bleu dy automobila luksoz Audi në kohën kur Serbia aplikoi masat e kursimit.
