Gjykata Penale ka sjellë vendime megjithatë raportohet se për asnjërin nga të akuzuarit nuk është sjellë vendim për paraburgim. Alsat mëson se disa nga të akuzuarit duhet të paraqiten çdo të hëne në gjykatë, disave u është marrë pasaporta dhe masa të tjera të ngjashme, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë masë për paraburgim. Nga ana tjetër PSP-ja në çdo moment pritet deri tek Gjykata Penale të dërgoj edhe informatat shtesë për dy raste.
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup sonte përmes një njoftimi informon se ka sjell vendim për caktimin e masave të sigurisë për 5 lëndë dhe atë: “Tifani”, Trevnik, Total, Tortura dhe Titanik.
Sa I përket rastit “Tifani”, për të dyshuarën Ivona Taleska nën dyshimin se ka kryer vepër penale fshehje tatimi është caktuar masa e kujdesit dhe e akuzuara çdo të hëne të fillim muajit duhet të paraqitet në Gjykatë dhe përkohësisht I është marrë pasaporta. Të njëjtat masa I janë shqiptuar edhe të dyshuarit Dragan Pavloviq Latas për rastin Total.
Ndërkohë që është hedhur poshtë edhe kërkesa për paraburgim për zyrtarët e lartë të BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Këshilli Penal sonte shpalli vendimet e marra për një pjesë të kërkesave për paraburgim dhe masa të kujdesit të kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike.
Ivana Taleskës i është marrë pasaporta dhe detyrim paraqitjeje çdo të hënë, masa e njëjtë është caktuar edhe për Llatasin.
Më poshtë renditen të gjitha vendimet e Penales:
Rasti “Tifani”, masa kujdesi kundër personit I.T për dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale, evazion fiskal.
Rasti “Trevnik”, masa për kujdesi për personat Z.P dhe S.P për dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale, ndërtim pa ligjshëm.
Rasti “Total”, kundër personit P.D.L masa për kujdesi, marrja e pasaportës.
Rasti “Titanik”, kundër personit E.A për dyshim të bazuar se ka kryer vepër penale shkatrrimin e materialeve zgjedhore, hidhet si i pabazë.
Rasti “Tortura”, rasti kundër personave, I.A, N.S, F.A, P.M, J.B, dhe M.Sh për dyshim të bazuar se kanë kryer vepër penale, torturë dhe veprime të tjera kundër ligjigjit, të pandehurit I.A i caktohen masa për kujdesi, detyrim paraqitje çdo të enjte pranë gjygjit, kurse të tjerve masa për kujdesi me detyrim paraqitje çdo të premte pranë gjyqit.
Për rastet e tjera Penalja është në konsultime e sipër.
Gjykata Penale nuk ka vendim për paditë e PSP-së
Gjykata Penale ende punon në 18 kërkesat për paraburgim për rastet e PSP-së. U.d kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1, Stojançe Ribarev për Alsat M sot pasdite shkurtimisht tha se asnjë vendim deri më tani nuk është shkruar dhe nënshkruar nga gjykatësit që vendosin nëse do të ketë paraburgim për ndonjërin prej të akuzuarve. Në Gjykatë është vendosur kujdestari, kurse gjykatësit kanë marrë instruksione që ta përshpejtojnë procesin. Në opinion tashmë qarkullojnë informacione jozyrtare se disa personave u është shqiptuar masa e paraburgimit, por Ribaervi nuk e konfirmoi këtë lajm. Ekspertët e drejtësisë janë të ndarë rreth procedurës së ankimimit. Disa konsiderojnë se nëse Gjykata Penale vendos dikë të dërgojë në paraburgim, vendimi do të jetë i plotfuqishëm pasi të përfundojë periudha për ankimim para Gjykatës së Apelit, e cila ka tri ditë për të vendosur. Të tjerët, nga ana tjetër, dalin me qëndrim se ankimimi nuk e prolongon veprimin dhe kur dikujt do t’i shqiptohet paraburgim, ai duhet të dërgohet menjëherë në burgun e Shutkës. Dhe derisa Gjykata penale vendos nëse do të ketë paraburgim për rastet e Janevës, mbështetësit e VMRO-DPMNE-së sot sërish njëjtë sikur mbrëmë disa orë protestuan dhe e bllokuan rrugën para gjykatës. Mes tyre kishte njerëz të cilët ende janë në procedurë gjyqësore për shuplakat e porositura në komunën Qendër.
“Nëse ka kriminalitet në këto lëndë, le t’i marrin të gjitha lëndët dhe le ta nxjerrin në shesh gjithë kriminalitetin, edhe atë që ka bërë LSDM-ja”.
“Jemi mbledhur këtu në bazë partiake, jemi nga VMRO-ja. Ky është uzurpim. Jo i tokës, por i popullit”.
Katica Janeva një ditë pasi i ngriti aktakuzat, porositi se drejtësia dëshmohet në gjykatë.
Unë pres që gjykata ta bëjë punën e vet në mënyrë profesionale, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin, ndërsa ne si Prokurori Speciale do t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet ligjore, të hyjmë në gjykatë dhe t’i ballafaqojmë argumentet dhe dëshmitë tona me të akuzuarit – tha Katica Janeva, prokurore speciale.
Prokuroria speciale kërkon paraburgim edhe për kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Paraburgim kërkohet edhe për ish drejtorin e Drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, por edhe për funksionarët e lartë partiak të BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi.
