Trajneri Qatip Osmani në debutimin e tij evropian ka nxjerr maksimumin nga Shkëndija, duke mundur Dacian me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë eliminatore të Lgës së Europës.
“Shënuam fitore të bukur dhe luajtëm ashtu sic dëshiruam. Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, por jemi të kënaqur. Mirëpo, puna nuk është kryer, pasi kanë mbetur të luhen edhe 90 minuta, prandaj duhet të jemi maksimalisht të koncentruar”, tha Osmani.
Ndeshja e kthimit Dacia-Shkëndija do të luhet më 5 korrik në Moldavi.
