PPS pak minuta para se ti kalon afati, dorëzon aktpadi në gjykatë

PPS të cilës në ora 24 skadon mandati edhe gjatë mbrëmjes ka dorëzuar pako me padi të reja, për të akuzuar të cilët dyshohen për vepra kriminale.

Gjykata penale dolppsi me disa vendime në lidhje me akuzat e PPS. Deri tani nuk është caktuar as një masë paraburgimi. Gjykata penale ka hedhur poshtë kërkesën PPS-së për paraburgim të deputetit të BDI-së Ejup Halimi, i akuzuar në lëndën Titanik për shkatërrim të materialit zgjedhor. Gjithashtu është refuzuar edhe propozimi për paraburgim për Ismet Gurin.

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së, si Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska e Sasho Mijallkovit.
Gjykata penale ka përcaktuar masë kujdesi për Ivona Talevskën, e akuzuar në lëndën Tifani. Asaj i është marrë pasaporta dhe çdo të hënë duhet të paraqitet në gjykatë, me çka është pranuar në përgjithësi kërkesa e PPS-së. Të njëjtat masa janë përcaktuar edhe për dy të akuzuar në rastin Barishta. Për lëndën Total, në të cilën akuzohet Dragan Pavloviq Llatas, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e PPS-së për paraburgim. Për Llatasin do të ketë vetëm masë kujdesi, gjegjësisht atij iu është marrë pasaporta. Pjesërisht është pranuar kërkesa e PPS në lidhje me lëndën Tortura. Një i akuzuar detyrohet të paraqitet njëherë në javë në gjykatë, ndërsa 5 të akuzuarve të tjerë iu është caktuar masa e kujdesit. Bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitet Alfa, të cilët akuzohen për dhunë gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit.