Këngëtari Sinan Hoxha sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Shoqnia”.
Kënga vjen pas bashkëpunimit të fundit që pati me Seldi Qalliun, këngën “Vullkan”.
Për tekstin e këngës është kujdesur Strikey, kurse për muzikën Albert Sula.
Edhe kjo këngë, e sjell Sinanin në stilin e tij të njëjtë, pra është këngë ritmike dhe premton të jetë hit.
