PSP-ja do shkatrërimin e VMRO-së dhe dobësimin e Maqedonisë, thonë nga VMRO-DPMNE-ja

VMRO-DPMNE përmes një deklarate ka theksuar se qëllimi i PSP-së është eliminimi i VMRO-DPMNE-së dhe dobësimi i shtetin.

“PSP-ja udhëheq një proces politik, qëllimi i së cilës ësht[ kryekëput politik, e jo juridik dhe kështu pa asnjë dëshmi udhëhiqet një fushatë kundër të gjithë partisë. Qindra persona nga organet kryesore të VMRO-DPMNE janë të akuzuar politik, pa asnjë dëshmi.”, thuhet në deklaratë.

Nga partia theksojnë se PSP-ja është shëndruar në zyrë të LSDM-së.

“PSP-ja është një mjet që shfrytëzohet kundët VMRO-DPMNE-së, sepse për 11 vjet VMRO-DPMNE ishte në vijën e parë të mbrojtjes së interesave kombëtare të Maqedonisë, ka rezistuar shumë presione dhe kërcënime. Në periudhën e ardhshme saherë kur do të paraqiten tema për zgjidhjen e problemit me emrin me Greqinë, marrëvesja e dëmshme me Bullgarinë, ridefimimin e shtetit, shitjen e ELEM-it, marrëveshje tjra të dëmshme dhe kriminale, ligji për përdorimin e gjuhëve do të bëhen tema atëherë do të aktivizohet PSP-ja. Kjo është karemi i tyre.! shtojnë nga VMRO-DPMNE-ja në deklaratën e tyre për mediat e vendit.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se shpejt ka për të ardhur koha kur të gjithë ata që kanë shkelur procedurat, ligjet dhe ka shkaktuar dëm, do të përgjigjet për sjelljen e tyre.