E ardhmja e Renato Sanches po kthehet në një telenovelë të vërtetë, pasi portugezi kohët e fundit po kërkohet me insistim nga skuadra e Juventusit.
Pas një sezoni të dështuar me bavarezët, mediat gjermane raportojnë se ai mund të largohet gjatë merkatos së verës por vetëm në formë huazimi, shkruan “Calciomercato.com”.
Drejtues të “Zonjës së Vjetër” kohët e fundit po përpiqen për të transferuar Sanches i cili është objektivi kryesor i nënkampionëve të Europës.
