Tragjedi në Durrës, porta prej hekuri zë poshtë 5-vjeçarin, humb jetën

Një fëmijë 5-vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit ditën e djeshme në orët e pasdites. Mësohet se fëmija ka humbur jetën teksa luante në oborrin e shtëpisë së tij, ku porta prej hekuri është rrëzuar duke e zënë poshtë.

Fatkeqësisht 5-vjecari nuk ka arritur të mbijetojë.