Zaev Eco Guerillës: Punojmë ngushtë me Komunën e Tetovës

Përfaqësuesit e Eko Guerilës janë takuar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e ekologjisë Sadulla Duraku. Pas takimit kryetari i Eko Guerilës Arianit Xhaferri, deklaroi se kryeministri Zaev ka premtuar që nuk do të bëjë marrëveshje me gojë për rifillimin e punës së Jugohromit. Në takim po ashtu është biseduar edhe për punën e deponive të egra në vend dhe me theks të veçantë për deponinë e Tetovës. Siç potencoi Xhaferri, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se punojnë ngushtë me Komunën e Tetovës për të dislokuar deponinë nga qyteti. Nga Eko Guerila kanë shprehur gatishmëri për të punuar me institucionet shtetërore, por në interes të qytetarëve.