Prokuroria Speciale Publike sonte rreth orës 21:00 i dorëzoi në Gjykatë lëndët për rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa”. Të dyshuar kryesor në këto lëndë janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Ndërkohë sonte Gjykata themelore – Shkupi 1 njoftoi se nuk ka ngritur asnjë masë të paraburgimit por vetëm u është marrë pasaporta disa prej të akuzuarve në lëndët e Speciales.
