Ibush Jusufi: Saraji është shkatërruar në çdo aspekt nga kuadrot e BDI-së, me BESË do të vijë ndryshimi

Duke komentuar hedhjen e mbeturinave nga banorët e Sarajit para komunës, Ibush Jusufi, kryetar i degës së BESËS në Saraj, ka thënë se ky nuk është problemi i vetëm, por se Saraji është shkatërruar nga kuadrot e BDI-së thuajse në çdo drejtim.

Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të Jusufit:

“Nuk është ky problem i vetëm në Saraj, por ka shumë probleme në këtë komunë, që udhëhiqet tash e sa vite nga kuadro të dështuar të BDI-së. Saraji ka shumë bukuri natyrore, siç është edhe liqeni “Treska”, mirëpo nuk është në përdorim shkaku i politikave të dështuara të BDI-së. Saraji nuk ka mjaftueshëm çerdhe për fëmijë, ndërsa ka shkolla në gjendje të mjerueshme. Në komunën e Sarajit ka problem me ujin e pijshëm, me kanalizimin, si dhe me disa rrugë e rrugica që janë në gjendje katastrofale. Ka edhe shumë problem të tjera… Andaj, jam i bindur se në zgjedhjet komunale që po vijnë, sarajasit do t’ua tregojnë vendin këtye që vetëm mbushin xhepat e tyre, dhe asgjë nuk realizojnë për Komunën e Sarajit. Jam i bindur se dallimin dhe ndryshimin do ta shohim të gjithë se si do të bëhet me BESË“, – përfundon Jusufi.

Ndryshe:“Nese vazhdohet kështu duke i nënçmuar dhe duke i dalluar qytetarët Komuna e Sarajit për çdo muaj kështu do t’ja u lëmë bërllokun para komunës, pasi si qytetar dhe pasi si familje ja u pagujmë tatimet shtetërore dhe komunale atëhrë dhe komuna duhet të jetë e barabartë për gjithë banorët e saj ju faleminderit për mirëkuptim, por kjo ishte nga mllefi im sepse nuk mundem me i perballu padrejtësite”, – thotë për Almakos, banori i Gërçecit nga Komuna e Sarajit, i cili dje gjuajti mbeturinat para Komunës në Saraj që udhëhiqet nga BDI-ja e Ali Ahmetit, më konkretisht nga Bekim Murati.

Ai ka thënë për Almakos e më shumë se një muaj nuk i kanë marr mbeturinat, edhe përkundër asaj se është pagues i rregullt i të gjitha pagesave të nevojshme./Almakos