Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov sot në Dubrovnik do të marrë pjesë në forumin e 12-të tradicional të Dubrovnikut me titull “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetarë dhe siguria në Evropën Juglindore.”
Ashtu si në vitet e mëparshme, edhe forumi i këtij viti, siç informojnë Ministria e Punëve të Jashtme, do të jetë i përkushtuar në çështjet aktuale në rajon, adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe stabilitetit në vendet e zonës Adriatiko - mesdhetare, mundësive për zhvillimin e biznesit në Mesdheun lindor.
Fokusi i diskutimeve në Forumin do të jetë ndërvarësia e situatës në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe në Evropë, si dhe lëvizshmërinë dhe edukimin e të rinjve.
