Partia FRODEM ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga ana e PSP-së, duke thënë se presin që Gjykata Penale të reagojë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Sipas kësaj partie, fshehja e të akuzuarve pas partisë politike duhet të trajtohet si rrethanë rënduese, jo si përjashtim për të cilën gjykata duhet të veprojë në mënyrë selektive.
Nga kjo parti gjithashtu kërkojnë që nga e hëna, qeveria e re urgjentisht të merret me gjykatësit e korruptuar dhe të partizuar, të cilët deri tani sipas tyre, kanë qenë nën urdhërat e mentorëve partiak.
