Sot temperaturë ekstreme kujdes

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të sillet prej 15 deri 22 gradë celsius, gjatë paraditës ndërsa gjatë ditë ditës prej 36 deri 43 gradë celsius. Indeksi UV do të ketë një vlerë 9

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë minimale prej 21 gradë, që gjatë ditës do të arrijë deri në shkallën e 40-të të termometrit.

Deri të shtunën rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë të ajrit, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren e ajrit. Temperaturat maksimale përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët jugore do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Të dielën masa më e freskët e ajrit nga veriu do të shkaktojë në shumë vende mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, veçanërisht pasdite. Temperatura e ditës do të ulet duke filluar nga pjesët veriore për rreth 5 gradë, ndërsa në pjesët e skajshme juglindore ende do të mbahet mot shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor