Në një postim të sajin në web-portal, televizioni Sitell në titullin e lajmit ka ngatëreuar ministrin e tanishëm Nikolla Dimitrov me atë të mëparshmin, Nikolla Poposki.
Në titull të këtij lajmi shkruan: Popovski -Ji: Mbështetje nga SHBA për integrimet eutoatlantike të Maqedonisë, ndërsa fill nën shkrim shihej fotografia e Nikolla Dimitrovit me Hojt Brajan Ji.
Siç njofton InfoShqip, ky gabim i televizionit Sitell është marrë shumë pranë zemrës nga ministri Dimitrov, sidomos kur dihet se Sitell gjithmonë ka përkrahur politikat e partisë tani opozitare, VMRO-DPMNE, pjesëtar i së cilës është edhe Nilolla Poposki.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale Dimitrov me ironi Sitellin e ka quajtur “Veçer”( emër i një gazete të përditshme).
“Kisha dashur të demantoj “Veçer” për titullin e gabuar ” shkruan Dimitrov në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe Nikolla Dimitrov sot në Dubrovnik është takuar me zv/ndihmës sekretarin për çështje europiane dhe euro-aziatike, Hojt Brajan Ji ku edhe një herë është siguruar për mbështetjen e SHBA-ve në rrugën e Maqedonisë drejt BE dhe NATO.(INA)
