Vjen në pushime në Kosovë, e pëson keq shqiptarja nga Gjermania

Në Zonë Industriale në Prishtinë një vajzë ka raportuar autoritetet e sigurisë se pasi kishte parkuar veturën (me targa Gjermane), në një parking, persona të panjohur i kanë thyer veturën.

Të njëjtit ia kanë marrë edhe një çantë krahu në të cilën kishte para telefonin, dokumentet personale dhe disa dokumente të familjarëve, të gjitha të lëshuara nga shteti i Gjermanisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.