Gazetari i televizionit Shenja, i cili është në Qendrën Urgjente Kirurgjike në Shkup, ka marrë vesh jozyrtarisht se gruaja më e moshuar e plagosur nga burri i saj në Butel është goditur në kokë. Plumbi e ka kapur në afërsi të syrit dhe i ka dalë në pjesën e pasme të kokës. Gjithashtu, edhe vajza ka marrë plagë në kokë. Gjithashtu, jozyrtarisht mësohet se i vrari në këtë incident ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme. /SHENJA/
