Këngëtari Meda pak ditë më parë është kthyer nga Turqia, ku ishte për incizimet e një emisioni televiziv.
Ndryshe nga të tjerët që kishin shkuar vetëm, këngëtari ishte me gruan e tij, Lulen, e cila ka lindur vetëm pak kohë më parë, shkruan “Kosovarja”.
Lulja e ka shoqëruar në çdo moment këngëtarin e njohur.
Meda i ka kushtuat vëmendjen e duhur të shoqes, madje kanë bërë edhe një seri fotosh së bashku.
Në një nga fotot, Meda shihet duke luajtur në piano për Lulen.
