Meksika ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj Porugalisë në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.
Goli i Meksikës për 1-0 erdhi në minutën e 55 të ndeshjes.
Ishte mbrojtësi Neto, i cili shënoi autogol pas një harkimi në zonë të Chicharitos.
Vlen të theksohet se Portugalia humbi një penallti në pjesën e parë të ndeshjes.
