Policia e Tiranes ka njoftuar se mbremjen e sotme nje burre rreth 50 vjec ka vrare veten ne zonen e Ali Demit.
Sipas njoftimit te uniformave blu, ai eshte gjetur ne nje magazine dhe prane trupit te pajete ka qene edhe nje arme gjahu.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.07.2017, rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e Alidemit, në një magazinë është një shtetas i vdekur.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur shtetasi S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.
Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vet vrasje. Po punohet për zbardhjen e shkakut të vetvrasjes.
