30 të plagosur dhe 17 të zhdukur nga një autobus që përfshihet në flakë në Gjermani

30 veta janë plagosur dhe 17 janë zhdukur nga flakët që kanë përfshirë një autubus,i cili është rëzuar në autostradën A9,në jg të Gjermanisë.

Autobusi është përplasur me një kamion pranë qytetit
Shtambah, ne veri të Bavarisë.
Disa pasagjerë kanë marrë plagë të rënda, ndërsa dyshohet
se disa të tjerë mund të kenë vdekur.
“Realisht duhet të presim viktima”, i tha agjencisë DPA një
zëdhënës i policisë.
Në bordin e autobusit kanë qenë 46 pasagjerë dhe dy
shoferë.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.
Disa helikopterë u janë bashkuar punëtorëve të
emergjencës në vendngjarje./telegraf